Shoqata e të Verbërve ka dalë në një konferencë për mediat gjatë ditës së sotme, ku kanë kërkuar që Kuvendi të votojë për postin e avokatit të popullit, Sinan Tafajn, pasi sipas tyre ka qenë një përfaqësues i denjë i të drejtave të njeriut, dhe mbart një formim akademik të përshtatshëm për këtë post.

Sipas shoqatës, kandidatura e Sinan Tafajt, do të ishte dhe një dëshmi e respektimit të personave me aftësi ndryshe.

‘Jemi këtu për të thënë se kjo është kandidatura që përfaqëson vullnetin e personave me aftësi të kufizuara, por edhe të gjitha shtresave të margjinalizuara. Asnjë më mirë se avokata Tafaj nuk mund ta ushtronte më mirë këtë detyrë. Ne besojmë se politika duke u larguar nga pazaret individuale apo partiake, do të marrë në konsideratë këtë kandidaturë me vlerë.

Në këtë kuadër, ne jemi këtu për të thënë se është shumë e rëndësishme dhe me shumë vlerë, që të jepej një mbështetje ndaj kësaj kandidature. Është një personalitet që përmbush vlerat kushtetuese dhe ligjore, dhe seriozisht do të ishte një goditje në shenjë për të bërë një hap progresiv në përfaqësimin e duhur, që do ti bëhej të gjithë të pamundurve”, u shprehën përfaqësues të shoqatës së të verbërve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re