Kryeministri Edi Rama ngriti shqetësimin se në pikat kufitare në rajon kamionët presin me orë të tëra, duke sjellë kosto të lartë. Sipas tij koha e pritjes është 26 milionë orë në vit.

Ai u shpreh se “vetëm duke shkurtuar me tre orë për kamion kohën e pritjes ne mund të rrisim PPB tonë me 3%”.

Rama u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një mundësi të madhe që të përfitojmë ose të humbasim nga plani. Por theksoi se ‘do të ishte turp nëse nuk ia dalin’.

“Sot edhe për shkak të pengesës për një kohë të gjatë të Ballkanit të Hapur, pengesës për një kohë të gjatë të procesit të Berlinit, pengës së Ceftës vazhdojmë të kemi një rajon ku koha e pritjes së kamionëve është 26 milionë orë në vit. Ndërsa në BE nuk ka pritje. Nëse do të shkoni te pika doganore e Qafë Thanës do të shihni aty një kanal mbi të cilët thotë se keni arritur në korsinë e gjelbër që e kemi bërë me Ballkanin e Hapur.

Vetëm duke shkurtuar me tre orë për kamion kohën e pritjes ne mund të rrisim PPB tonë me 3%. Janë shumë para dhe janë para që vijnë vetëm duke shkurtuar procedura burokratike të kota.

Kemi një mundësi të madhe që të përfitojmë ose të humbasim, por do të ishte gabim ta humbasim. Do të ishte turp që ne nuk ia dolëm që të punojnë në këtë drejtim”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re