Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Fier, ka zhvilluar një takim me strukturat në Lushnjë për organizmin elektoral të partisë.

Bardhi tha se në fokus janë fermerët të cilët janë lënë në harresë nga qeveria, pa mbështetje, duke shtuar se fondet e tyre vidhen.

Postimi i Bardhit:

Do jemi në çdo derë, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet, për të ndërtuar të gjithë bashkë projektin e transformimit për mirë të qarkut të Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

Sot në Lushnje, me strukturat e partisë në Bubullimë dhe Kolonjë. Në fokus organizimi elektoral i partisë. Sjellja e Edi Ramës me fermerët, mungesa e mbështetjes dhe abuzimi me fondet e tyre, është më shumë se kriminale, është çnjerëzore! Fermerët janë lënë në harresë ndërsa Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të Lushnjes, qarkut Fier dhe Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re