Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për objektivat e 4 viteve të ardhshme, ku premtoi rritjen e pagave për mësuesit dhe mjekët me 40% dhe për punonjësit e administratës me 30%.  Ata që sipas Ramës do të kenë dyfishim të pagës që në vitin e ardhshëm janë punonjësit e Operas dhe Baletit, që sipas tij do të jenë ambasador të Shqipërisë në vende të ndryshme të Europës dhe Botës.

Edhe pse është i zgjedhur si kryeministër i socialistëve në Kuvend, Edi Rama nuk ka një plan konkret për rritje të ndjeshme të pensioneve, pasi sipas tij gropa e madhe e lëna me sigurimet shoqërore nuk i mundëson qeverisë ndërmarrjen e një hapi të tillë.

Qeveria sipas Ramës synon që të mbajë një rritje ekonomike mbi 4%, ndërkohë që për mosrealizimin e objektivave do të bëjë fajtorë faktorë që gjenden jashtë qeverisë.

Tërmeti dhe pandemia tha Rama kanë ngadalësuar arritjen e objektivave në dy vitet e fundit të mandatit të kaluar.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Projektet në Infrastrukturë- Skavica dhe porti i Vlorës do të jenë dy prej investimeve më të rëndësishme amerikane në Shqipëri. Ne duam të diversifikojmë portofolin e energjisë së gjelbër në Shqipëri.

Do të hyjnë në një fazë historike sa i përket turizmit. Do të nisë puna për katër kantierët e porteve turistike, Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Dy aeroporte të reja ndërkombëtare, brenda vitit do të hapet kantieri dhe në Sarandë do të shpallet projekti. Do të vazhdojë rritja e kapaciteteve të avionit civil por edhe zgjedhimin e aeroport ‘Nënë Tereza’, ku do të zgjatet pista.

Ky do të jetë mandati i kantierit të korridorit blu, më i madhi ku në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit Thumanës dhe Rrogozhinës. Kemi pritur gjatë, që ky projekt të financohej e nga BE, por nuk do të presim do vijojmë punën. Në këtë mandat do vendosim pikat mbi në atë pjesë të akseve të mbetura të pazhvilluara, 

Eksportet dhe transformimi i Bujqësisë- Sot jemi eksportuesit më të mëdhenj të perimeve në BP, dhe zëmë vendin e dytë për frutat, ndërkohë që kemi rritur ndjeshëm eksportet e prodhimeve të detit. Ne duam ti çojmë eksportet në 1 miliardë dollarë, brenda mandatit katërvjeçar, kjo do të thotë më shumë ndihmë për fermerët. Kemi një plan konkret që do të vihet në veprim në 300 ditët e parë të mandatit. Do të ketë një transformim të Universitetit Bujqësor të Tiranës, në mbështetje me Universitetin e Vjenës.Duam të jetë një qendër dijesh, të fusim agroturizmin si një degë të munguar në vendin tonë.

Rritja ekonomike e qendrueshme- Kemi një periudhë rikthimi pas një periudhe tërheqje për shkak të pandemisë, ne nuk duam që ky ritëm të bjerë nën dyshemenë e 4% rritje ekonomike vjetore. Nuk na mjafton asgjë nga këto pa shënuar një rritje të mëtejshme të klimës së biznesit, të konkurueshmërisë, me mbështetje financiare për ta mbyllur siklin e prodhimit brenda për brenda dhe për krijimin e markës MADE IN ALBANIA.

Rritje e pagës minimale- Rritje graduale e pagës minimale, mundësisht në 40 mijë lekë të reja deri në fund të mandatit 4 vjeçar, por e arritshme në 38 mijë lekë të reja. Unë ndjehem vërtetë mirë sot që nuk ka asgjë nga premtimet e fushatës që nuk janë në programin qeverisës. Asnjë nga synimet e shpallura në fushatë nuk ka mbetur pa u kthyer në objektiv qeverisës të mandatit të tretë.

Mundësia e mosrealizimit të objektivave- Ka gjëra që nuk mund të shkojnë si duhet, prandaj ndodh që një premtim të mos mbahet dot në një kohë të premtuar, për shkaqe jashtë vullnetit të qeverisë. Është jashtë vullnetit të qeverisë pandemia, tërmeti, apo vullnetet e personave të tretë jashtë qeverisë. Unë asnjëherë nuk premtoj diçka që nuk bëhet, për gjithçka që kemi premtuar do të bëjmë çmos që të realizohet.

Rritja e pagës për disa kategori- Kjo shumicë qeverisëse gjatë këtij mandati do të rrisë pagat e mësuesve, edukatorëve, mjekëve dhe infermierëve me 40%, do të rrisë pagat e administratës me 30%. Dua të shtoj këtu diçka që nuk e kemi premtuar, do të rritet paga e solistëve tanë të jashtëzakonshëm do të dyfishohet qysh nga viti i ardhshëm, për atë trupë që është një nga përfaqësitë më europiane dhe më dinjitoze që ka kjo Republikë, për ti kthyer në një ambasadore të Shqipërisë në rajon dhe botë.

Pensionet- Nuk kemi bërë premtime dhe për pensionistët, jo se nuk duhet të shpërblehen më shumë se të tjerët, por nuk kemi mundur dot që ta hedhim atë hap, pasi skema e vjetër e pensioneve, me papërgjegjësi kriminale i sigurimeve shoqëore, nuk e kemi mbyllur gropën që të bëjmë një rritje domethënëse të pensioneve. Unë dua tiu them të gjithë gjysheve dhe gjyshërve se një plan për ta është në tryezën tonë, do të jetë dita më e bukur e jetës sime politike, për një rritje domethënëse për pensionistët. Lus Zotin tia dalim që ta bëj realitet.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re