Avokati Redi Ramaj i ftuar në studion e Panorama TV komentoi vendimin e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”.

Avokati Ramaj u shpreh se Prokuroria mori këtë vendim pasi Berisha nuk zbatoi masën e mëparshme, por tani mbetet për t’u parë nëse në banesën e tij do të ketë mbikëqyerje policore apo do të jetë e pastër, duke marrë parasysh se ish-kryeministrin nuk paraqet rrezikshmëri.

“Unë mendoj që Prokuroria është nisur pasi Berisha nuk zbatoi një masë të mëparshme të vendosur, ajo e “detyrim paraqitjeje”, edhe pse Berisha deklaronte se vendimi ishte anti-kushtetues.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë mbikqyerje apo vendi do të jetë i pastër. Berisha nuk ka rrezikshmëri, jemi para një rasti, thjesht nëse Berisha do ta përdori këtë masë për tubime të tjera.

Sado ndalesa të vendosi gjykata, do të jetë e vështirë, pasi personi në kushte shtëpie mund të përdorë rrjete komunikimi.

Duke njohur Berishën, gjykata duhet të ishte treguar më e kujdesshme” tha fillimisht ai.

MBROJTJA

Sa i përket mbrotjes së Berishës, duke u pretenduar se masae sigurisë e caktuar ndaj tij është anti-kushtetuese dhe po ashtu duke përjashtmin e gjyqtares Irena Gjoka, avokati tha se ata kanë të drejtë të shfrytëzojnë çdo hapësirë ligjore.

“Mendoj se janë të dyja, por dukeqenësë ka hapësira ligjore për të diskutuar është e drejtë e tyre ta përdorin. Rasti i gjyqtares në fjalë, është trajtuar njëherë si një rast dhe ajo kërkesë është rrëzuar.

Jam i mendimit që Prokuroria në këtë rast, të ndjekë si duhet rrugën kushtetuese, për të mos i dhënë më tepër ngjyra politike, diçkaje që është gati e pashmangshme. Duhet mbajtur sa më larg kësaj situate që jemi sot”, shtoi Ramaj.

Avokati theksoi faktin se nëse SPAK do të kishte kërkuar që në fillim heqjen e imunitetit për kryeministrin Berisha, situata sot do të ishte normale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re