I ftuar në emisionin Open, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti komentoi të dhënat e publikuara e efikasitetit të dy vaksinave  Pfizer dhe Moderna.

Sipas Alimemetit, ky optimizëm do të bjerë pasi të dhënat do t’i dërgohen FDA-së. Gjithashtu ai u shpreh se vaksinimi në rastin më të mirë pritet të fillojë në Prill.

“Në një vaksinë nuk është vetëm efikasitetit që duhet shikuar. Kur kompanitë t’i dërgojnë të dhënat FDA-së, optmizmi do bjerë. Ka dhe diçka tjetër. Numrat vazhdojnë të rriten. Nuk e kemi vaksinën aty në cep dhe vaksnimi do fillojë nesër.

Sipas Faucit, në rastin më të mirë vaksnimi do të fillojë në Prill. Shifrat janënë rritje. Që do të thotë, a mundet këtë dimër ta ruajmë veten?”- tha Alimehmeti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re