Kryeministri Edi Rama, ka publikuar modelet e shtëpive të reja që do të ndërtohen për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një takim me banorët e Thumanës, Rama deklaroi se porcesi i rindërtimit do të fillojë duke futur në shtëpi familjet më me pak të ardhura të cilët jetojnë në çadra.

“Rilindja e epiqendrës së tragjedisë do të jetë shembull rrezatues i Shqipërisë që duam për fëmijët tanë.

Nisim me Thumanën takimet në komunitetet e prekura, për të paraqitur projektet, shpjeguar proceset e Rindërtimit dhe vazhduar të jemi bashkë, me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin”, shkruan Rama në facebok teksa publikon videon nga takimi.

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

#TiNukDoJeshKurrëVetëmRINDËRTOJMË BASHKËThumanë – Rilindja e epiqendrës së tragjedisë do të jetë shembull rrezatues i Shqipërisë që duam për fëmijët tanë. Nisim me Thumanën takimet në komunitetet e prekura, për të paraqitur projektet, shpjeguar proceset e Rindërtimit dhe vazhduar të jemi bashkë, me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin

Publiée par Edi Rama sur Mardi 3 mars 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re