Banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës vazhdojnë të protestojë duke bllokuar autostradën Thumanë – Kashar, pasi kërkojnë hyrje -dalje në këtë rrugë.
Ata janë shprehur se këtë çështje do ta çojnë në SPAK dhe se po ashtu kanë nënshkruar edhe një kallëzim për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.
P0 ashtu banorët kanë njoftuar se të hënën do të protestojnë para parlamentit.
“Do ta çojmë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë. Të hënën në orën 16:45 do të protestojmë para parlamentit.
Të martën në orën 18:00 do të protestojmë në aksin Thumanë – Kashar. Do të kallëzojmë në SPAK, Belinda Ballukun dhe ARSH”, janë shprehur banorët.