Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, tha se synohet të rritet roli i prefektit në pritshmërinë e qeverisë duke e bërë atë shumë më efektiv.

Ai shtoi se roli kryesor i prefektit do të jetë koordimi i pushtetit vendor me institucionet e tjera vendore dhe garantimin e sigurisë publike.

Balla u shpreh është marrë si referencë Franca, Italia e Rumania.

I pyetur nga gazetarët nëse Prefekti me kompetencat e reja mund të kërkojë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, tha se nuk është e vërtetë.

Mund të kërkojë shkarkimin?

Ka qenë një informacion i rremë lidhur me këtë qasje. Qeveria ka të drejtën e rasteve të propozimit të shkarkimit. Në ligj përcaktohet qartë dhe vendimin përfundimtar e jep Kushtetuesja. Nuk është e vërtetë.

Ca kompetencash?

S’ka përplasje të kompetencave të prefektit me kryetarin e bashkisë. Prefekti është përfaqësuesi vendor i Këshillit të Ministrave. Ajo që për mua ka rëndësi është drejtimi i Këshillit Vendor të Sigurisë publike, për të garantuar më shumë siguri në komunitet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re