Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka mbajtur një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë, ku u shpreh se “marrëdhëniet e dy vendeve janë të gjata dhe të qëndrueshme”.

Ai theksoi se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Austrisë në procesin e integrimit dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.

“Marrëdhëniet e dy vendeve janë të gjata dhe të qëndrueshme. Vitin e kaluar kishim grupin e miqësisë nga parlamenti këtu te ju dhe sollën me vete vetëm përshtypje të mira nga vendi juaj.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së. Unë ju garantoj që Austria do mundohet ta përshpejtojë këtë gjë.

Shqipëria është pjesë e Evropës dhe duhet të shkojë sa më shpejt drejt saj. Është angazhim i Shqipërisë dhe BE.

Nuk duhet të harrojnë Ballkanin, ta nxjerrim jashtë fokusit, do bëjmë gjithçka për t’ju mbështetur.

Kur bëhet fjalë për Evropën jemi të gjithë në një qëllim të përbashkët. Do e mbështesim me gjithë fuqinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re