Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë dy paralajmërime të forta! Në një intervistë të dhënë për “AbcNews”, Artan Hoxha ka paralajmëruar arrestime të bujshme që sipas tij do të vijnë si pasojë e rrëfimit që ka bërë Nuredin Dumani në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Por nuk u ndal me aq! Po ashtu, Artan Hoxha la të kuptohet diçka duke u shprehur se Talo Çelën, një prej të shumëkërkuarve nuk do ta dëgjojmë më të flasë dhe të rrëfejë çfarë di.

“Janë disa prokurorë në Elbasan mesa di unë. Nuk është vetëm ai, kanë patur këto çështje. Hetimi për Dumanin nisi nga Elbasani dhe kaloi në SPAK. Do të ketë zhvillime shumë shpejt, do ketë arrestime të bujshme. Ka dhënë shumë informacione të rëndësishme. SPAK ka marrë shumë informacione për shumë krime, ka atentate në Elbasam, Kavajë, Durrës, Fier, Vlorë madje dhe në Shkodër. Është një grup krillerash që do zbërthejnë shumë ngjarje të rëndësishme. A do e gjejnë Talo Çelën? Nuk ka për të folur më. Nuk do e kemi më shansin për të folur e dëgjuar Talo Çelën. Ndoshta do ta sqaroj njëherë tjetër,”-tha Hoxha.

Por pse nuk do të flasë me Talo Çela, i ka ndodhur ndonjë gjë, apo do ka diçka tjetër që ende nuk e dimë?

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re