Skip to content

Do të ketë dasëm! Stresi jep lajmin e shumëpritur pas ‘ndarjes’ së bujshme me Kejsin

Prej disa ditësh po përflitet se çifti i njohur i shoëbizit i a dhënë
fund lidhjes. Reperi i njohur Stresi dhe bashkëshortja e tij Keisi pas
fshirjes së çdo publikimi nga rrjetet sociale ngritën dyshimet se janë
ndarë. I sapo dalë nga burgu, reperi ka dhënë një deklaratë në media
lidhur me dasmën e shumëpërfolur që pritej këtë verë.

I pyetur së fundmi në emisionin “72 Sen” se nëse do ketë dasmë ai i ka bërë lëmsh të gjithë me përgjigjen.

“Domethënë, ju që jeni këtu unë ju ftoj e s’vini në dasmën time, unë
s’kam për t’ju ardhur në dasmën tuaj, po doni të kuptoni vetë. Unë jam
dikush që e mban fjalën Meriton. Për fjalën çfarë s’kam bërë e kam
shitur edhe veten. Unë e mbaj fjalën, dhe unë si burri-burrit, si besa e
shqiptarit, si djalë i Malësisë së Gjakovës prej Tropoje, Arkimed
Lushaj, ndryshe Stresi, asnjë send s’ka për të ndryshuar unë ftesën e
dasmës ua kam bërë.”, përfundoi Stresi duke lënë të kuptohet se dasma me
Keisin do të bëhet.