Tedi Blushi, sekretari i Përgjthshëm i PL-së njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shpreh gjatë protestës para Bashkisë se “do të ketë drejtësi për qindra milionë euro të vjedhura me inceneratorin”.

Gjatë fjalës së tij, Blushi u shpreh se nuk ka polici që ndalon këshilltarët e opozitës të hyjnë brenda godinës së Bashkisë.

Tedi Blushi: Erion Veliaj, koha jote ka marrë fund, do të ketë drejtësi për Ardit Gjoklajn, për qindra milionë euro që janë vjedhur dhe po vjedh çdo ditë me inceneratorin e Tiranës, do të ketë ndëshkim për betonizimin e kryeqytetit dhe për shndërron e Tiranës në një dhomë të madhe gazi ku çdo vit humbin jetën dhjetra e qindra qytetarë. Veliaj do të japë llogari jo para SPAK dhe policisë që po mbron sot këtë kryebandit, në asnjë vend të botës s’ka një kryebandit që mbrohet me polic, por edhe nga Drejtori i policisë të cilit i kërkoj të zbatojë ligjin dhe të mos marrë urdhra nga Erion veliaj.

Nuk ka polici në botë që ndalon anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës të zgjedhurit vendor që të hyjnë në këtë institucion.  Të gjithë këshilltarët e opozitës i kanë përveshur mëngët dhe në rast se SPAK nuk e merr të pandehur këtë kryehajdut, do të jetë populli që do ta arrestojë dhe ta nxjerrë nga zyra ku fshihet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re