Skip to content

Do të ketë shtrëngim të masave? Rakacolli flet me detaje dhe zbulon përse do të vijojë mësimi online në Universitete (Vendet që mori shembull Shqipëria)

rakacolliii

Mira Rakacolli:  Situata në Shqipëri nga data 6-19 Janar është paraqitur me rritje të incidencës dyjavore, gjë që në dhjetor nuk e kishim. Praktikisht ka shkuar në 291 raste për 100 mijë banorë, ndërsa më parë ka qenë 227.

Rritja e incidencës është parë në moshat 15-24 vjec dhe 25-34 vjec. Pavarësisht se nuk kemi rritje të ndjeshme të numrit të vdekjeve si në vende të tjera, këto tregues tregojnë marrjen e masave. Prandaj në mbledhjet që kemi zhvilluar, kemi vendosur që krahas masave për orën policore, menduam që edhe mësimi në Universitet të vijojë online. Po ashtu konviktet e shtojnë rrezikun e infeksioneve dhe mund të kthehen në vatra të shpërndarjes së sëmundjes.

Dihet se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe shumica e studentëve janë të përqendruar në Tiranë dhe prania e studentëve bën që të shpërndahet. Nuk ishte vendim i lehtë për tu marrë, po në mënyrë anonime, vendosëm të vazhdojmë dhe më pak për të ruajtur shëndetin e studentëve, të afërmve të tyre dhe shëndetit publik. Është një vendim që ëstë marrë dhe në shumë vende të botës, në Britani, Itali, Gjermani, Austri, Zvicër, Kanada.

/faxweb