Skip to content

Do të ketë vetëm 2 gjini, PS tërhiqet nga pr.ligji për Barazinë Gjinore


Partia Socialiste është tërhequr nga gjinia e tretë që ngjalli shumë debat në publik.

Socialistët kanë dorëzuar amendamentet për projektligjin për Barazinë Gjinore, ku specifikohen vetëm dy gjini, burrë dhe grua.

Në amendamente sugjerohet që fjalët “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” të zëvendësohen me fjalët “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.