Deputeti Ralf Gjoni ka mbajtur një fjalim me tone të forta në Kuvend, kur tha se pritet që të ndodhin vrasje mafioze në skenën politike, njësoj si në Siçilinë e viteve ’70. Gjatë fjalës së tij Gjoni tha se klasa politike në Shqipëri tallet me Integrimin, ndërsa sulmoi dhe ambasadorin britanik në Tiranë, për të cilin tha se është mik i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

 “Sot kush ka dy parë tru e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush. Ky këshilli integrimit të BE-së, më duket si filmi Taulanti kërkon një motër. E krijuan për ti dhënë një vend Majlinda Bregut, të krijonte një vend kundër Lulzim Bashës, tani nga motra e madhe kalojmë tek motar e vogël, tek Rudina Hajdari. Më duket ky si ai këshilli 5 qershorit, hajde gallatë hajde! Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh.

Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Integrimi është një fabul e ngecur. E nderuar Rudinë, integrimi është një fazë e ngecur në një rrjet e thurur në katër fije, është refuzimi i BE-së, për të integruar vendin tonë. nuk ka oreks BE për zgjerim. Nga 5 Oltë e dashur shkojnë 15 kushte, do të shkojë 150 kushte, vetëm që të zgjasin llastikun e fazës imagjinare për shqiptarët. Fija e dytë është kriminalizimi i politikës.

Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit.

Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. Kulmi i ironisë, është ambasadori i britanik del lartë e poshtë shoku i Lulit dhe i Monës dhe flet për nevojën e integrimit drejt BE-së. Kulmi i ironisë, është turp sepse po ju garantoj që Berlini dhe Parisi vënë duar mbi kokë teksa shohin se ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit”, u shpreh Gjoni.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re