Skip to content

“Do të krijohen mini-milionerë”, Roshi për shembjen e shtëpive në Tiranë: Kush na qenka ky njeri i Zotit që do ndërtonka banesa të tjera

Kryetari i partisë Balli Kombëtar, Artur Roshi ka qenë i ftuar në eimsionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News, ku ka folur lidhur me aksionet e policisë për shembjen e banesave në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Roshi e konsideroi aksionin si diçka skandaloze dhe tha se nga ky projekt nuk përfitonin kurrsesi banorët e zonës por persona të caktuar të cilët do të shfrytëzonin hapësirat e përfituara nga shembjet.

Artur Roshi, kryetar i Ballit Kombëtar: Qeveria ju merrr 2 mijë metër katrorë dhe do të zgjerojë për shembull në 8 mijë metër katrorë. Cfarë do bëjë me këtë? Do ta shesë për përfitime personale?

Është një abuzim skandaloz, madje edhe me Kombinatin është një çmenduri. Sa është vlera e tokës atje? Kushton toka sa në Ndroq? Jo! Kush është ky njeri i mbinatyrshëm, i dërguari i Zotit që do i ndërtonka dhe më pas do i jepka për banorët?

Do të prodhohen disa mini-milionera të rinj nga i gjithë ky projekt.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb