Liverpool po përgatitet për ndryshime të mëdha, pasi pas Mohamed Salah, edhe Andy Robertson ka konfirmuar zyrtarisht largimin në fund të sezonit.

 

Mbrojtësi skocez u shpreh mirënjohës për vitet e kaluara në “Anfield”, duke e konsideruar veten fatlum që u rrit si lojtar dhe si njeri në këtë mjedis.

Robertson largohet si një legjendë e vërtetë, me dy tituj të Premier League dhe një trofe të Champions League.

 

Aktualisht, interesi për shërbimet e tij si lojtar i lirë është i lartë, ku Tottenhami shihet si favoriti kryesor për ta mbajtur në Angli. Megjithatë, Milani i drejtuar nga Allegri po monitoron me kujdes situatën, duke e parë skocezin si elementin ideal për skemat e tyre taktike.

 

Për kuqezinjtë, afrimi i tij do të shërbeje edhe si një mundësi për rritjen e talentit Bartesaghi. Edhe paga e lojtarit, që te Liverpooli ishte rreth 5.5 milionë euro, vlerësohet si e përballueshme dhe e negociueshme për klubin italian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re