Bylis – Tomori ishte ndeshja e planifikuar të luhej të dielën në Ballsh por që nuk u zhvillua për shkak të bojkotit që beratasit i bënë ndeshjes. Por duket se ndeshja mes tyre do të zhvillohet po në Ballsh ditën e  nesërme por këtë herë vetëm, si një miqësore luksi.

Lajmërimi është dhënë nga FK Tomori në faqen zyrtare në facebook pas konfirmimit me klubin ballshiot.

Kështu ditën e nesërme kur pritet të dalë edhe vendimi për dhënien e ndeshjes Bylisit në tavolinë me rezultatin 3-0 por edhe ndoshta një tjetër penalizim me -3 pikë për klubin beratas të dy skuadrat do të jenë në fushë.

Kjo ndeshje do t’u jap edhe mundësinë trajnerëve t’i mbajnë futbollistët në tonus dhe të bëjnë një përgatitje ndryshe përpara ndeshjeve të fundit të fazës së dytë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re