Deputeti demokrat Edmond Spaho, në një lidhje live ka komentuar kërkesën e mazhorancës në lidhje me ligjin e Investimeve Strategjike, që të qëndrojë ende në fuqi.

Sapo tha se nuk e habit dëshira e Ramës për të shtyrë afatin e qenies në fuqi të këtij ligji, pasi ka mësa duhet ende interesa të paplotësuara që është zotuar si dhe të marrë disa lekë për vete

“Është një nga ligjet më korruptive. U ka haur rrugës mafias për kapjen e shtetit dhe pronave në bregdet. Nuk na habit dëshira e Ramës për të shtyrë afatin e qenies në fuqi të këtij ligji, pasi ka mësa duhet ende interesa të paplotësuara që është zotuar si dhe të marrë disa lekë për vete”, tha Spaho.

Deputeti komentoi dhe çështjen e vulës së PD-së, ku tha se duhej të ishte mbyllur që në shkallën e parë duke i dhënë të drejtë Partisë Demokratike, pasi pala që pretendon, Lulzim Basha, nuk është palë.

Spaho tha se Gjykata e Lartë duhej të kishte lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, megjithatë, theksoi ai, nuk do të heqin dorë për të drejtën që u takon.

“Çështja duhet të ishte mbyllur që në shkallën e parë duke i dhënë të drejtë Partisë Demokratike, pasi pala që pretendon, Lulzim Brava, nuk është palë dhe këtë e tregoi dhe arsyetimi i Komisionit të Vetinhit. Kjo histori është e mbyllur. Edhe Gjykata e Lartë duhet të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë, megjithatë, ne do të insistojmë për të drejtën tonë. Mos kujtoni se do heqim dorë. Do ushtrojmë të gjitha presionet për një të drejtë që na takon, nuk po kërkojmë privilegj, por të njihet vullneti i 650 mijë opozitarëve”, tha deputeti demokrat .

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re