Ministri i Drejtësisë ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së Admir Abrijas nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Manja shprehu bindjen se Admir Abrija do të marrë përgjegjësi të tjera, teksa e falenderoi për bashkëpunimin në dy vite që kanë punuar së bashku.

Ministri i Drejtësisë tha se në krye të drejtorisë së Burgjeve është vendosur përkohësisht zv.drejtori i përgjithshëm, ndërsa ende nuk ka një emër se kush do ta marrë postin.

“Me vullnetin e tij ka dhënë dorëheqjen, jam i bindur që do të marrë përgjegjësi të tjera. E falenderoj për punën dhe bashkëpunimin që kemi pasur për 2 vite. Sot atributet e tij i ka marrë zv.drejtori i përgjithshëm. Sapo të kemi një emër, do t’ua bëjmë të ditur”, tha Manja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re