Pas ndarjes nga jeta të Hysni Shkajut nga Covid-19, gazetari i njohur Armir Mehaj ka reaguar për lajmin e trishtë të humbjes së mjekut, ndërkohë që vlerëson kontributet e doktorit në zonën ku ai shërbeu.

Gazetari shkruan se do t’i mungojë mjeku, jo vetëm profesionalisht, por edhe si mik edhe si shok i tij.

“Nuk dua ta besoj ikjen tende! Do me mungosh në ato takimet e pasditës tek kafja ! Do me mungosh në këshillat e vizitat për shëndetin e prindërve që aq shumë ju shërbeve! Do më mungosh me ato notat e humorit tënd! E sigurisht dhe këshillat personale! ZOTI ta bëftë të lehtë dheun Dr.Hysa!!!!!”- shkruan Armir Mehaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re