Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e delegacionit të Bashkimit për Zonat e Mbrojtura, ku u shpreh se do të monitorohet zbatimi i dispozitave të reja ligjore.

Rama u shpreh se “është 100% në një mendje me Bashkimin Europian”, duke theksuar se me ndryshimet e sotme forcohet baza e rrugës ambicioze të Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse.

“💯% në një mendje me Bashkimin Europian! Me vizionin #Shqipëria2030🇦🇱 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura.

Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Deklarata e delegacionit të BE

Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të konvergojë drejt standardeve evropiane.

Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi temat e mbuluara nga acquis e BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re