Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi, një ditë pas protestës së deputetëve demokrat para Parlamentit, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se “do të na ketë përballë”.

Në një konferencë për shtyp, Bardhi u shpreh se “kush mendon se arroganca zgjidhet me fjalë e ka gabim”.

Ai theksoi se Kuvendi ka degraduar deri në pikën ku fut vendimet e Kushtetueses në xhep, duke shtuar se i shpërfill dhe injoron.

“Ka marrë vendimin për të asgjësuar shtetit, jam sot këtu për ti kujtuar se do të na ketë përballë. Kush mendon se arroganca zgjidhet me fjalë e ka gabim. beteja është për qytetarët, jo për vendin tonë, Kuvendi ka degraduar deri në pikën ku fut vendimet e Kushtetueses në xhep. I shpërfill injoron vendimet e Kushtetues. Kryetarja e Kuvendit me urdhër të Ramës pengon vendimin e Kushtetues për Olta Xhaçkën”, tha Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re