Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi online me disa bashki të vendit, si Bashkitë Lezhë, Krujë dhe Kurbin komunikoi nisjen e dhënies se granteve të Rindërtimit, sa i takon dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa ishte i pari që mori fjalën, kreu i qeverisë theksoi se në këto 3 bashki janë 4810 familje që përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.

Ai theksoi se qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD.

“Tani jemi gati për të filluar me kantierin e madh të lagjes 1.1 Ndërkohë që po bëhemi gati për ndërtimin e kantierit të lagjes 1.2. Që praktikisht transformojnë në mënyrë rrënjësore të gjithë zemrën e qytetit të Laçit. Po ashtu kemi punuar dhe po vazhdojmë punën me kryetarin e bashkisë për një sistemim të rrugës, në mënyrë që të lidhim të gjithë zhvillimet e reja edhe me nevojën për të pasur një hapësirë shumë në dinjitoze, qoftë për parkimet sepse numri i vizitorëve, i quaj vizitorë se turistë nuk mund t’i themi dot për momentin pasi nuk kanë pas mundësi qëndrimi në atë zonë, por thjesht kanë ikur kanë lëvizur me makinë, kanë shkuar lart kanë marrë makinën dhe kanë ikur prapë. Të kthehet në një burim ekonomie për zonën dhe me plotësimet e tjera përrreth ne jemi në besimin që Laçi do të jetë një destinacion turistik shumë i rëndësishëm. Dhe potencialin e madh që ka pelegrinazhi masiv gjatë gjithë atyre javëve të shenjta, të kthehet në arsye për të zhvilluar të gjithë rrjetin e mikpritjes, qoftë asaj ditore, qoftë asaj disa ditore”,- tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re