Ndërsa bashkëbisedonte me studentët, kryedemokrati Lulzim Bahsa i cilësoi proçes fiktiv, zgjedhjet në Universitet, të cilat tha se PD-ja nuk i njeh.

Ne do të investojmë gjysmën e fondit të paketës për universitetin për të paguar stazhin e dhjetë mijë studentëve çdo vit. Ky ishte premtimi i Bashës.

“Ai tetë vjet këtë punë ka bërë mendoni që do ndryshojë tetë vitet e ardhshme?

Ndaj them duhet larguar e keqa. Me ne do të ketë një ndryshim të thellë dhe të shpejtë. Ju përmenda çështjen e tarifave që në 2008 ka qenë një nga problematikat kryesore, Ne do të investojmë që studentët shqiptarë të kenë mundësi të bëjnë praktikë.

Gjysma e fondit të paketës për universitetin shkon për të paguar stazhin e dhjetë mijë studentëve çdo vit. Do të paguhet nga shteti që nga viti ynë i parë në pushtet. Ata do të marrin 30 mijë lekë në muaj para se të shkojnë tek praktika e punës”,- tha Basha.

Më tej kryedemokrati tha se autonomia e Universiteteve do të jetë e garantuar me PD-në në pushtet.

“Që ditën e parë në pushtet, PD dhe qeveria e re do të mundësojnë që zëri juaj dhe i pedagogëve të dëgjohet. Qeverisjen ne do t’ja lëmë vetë universiteteve, do të kenë autonomi. Ju e pedagogët do i vendosni vetë rregullat”,– vijoi lideri i PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re