Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në interpelancë të thirrur nga deputeti Nasip Naço, ku ky i fundit i kërkon që të likuidohen pagat e punonjësve dhe ish-punonjësve të kombinatit të Poliçanit është shprehur se ditën e djeshme është  miratuar projektligji që do t’i japë zgjidhje.

“Kam një lajm të mirë që do të kthehet në lajm të plotë pasi të miratohet, dje në mbledhjen e Këshillin e Ministrave kemi miratuar projektligjin për pagesat  punonjësve dhe ish-punonjësve të kombinatit mekanik të Poliçanit”, tha Peleshi.

Ministri foli po ashtu edhe për rijetësimin e industrisë ushtarake, për të cilën shpehet se është një synim strategjik.

Ai shton se Shqipëria si një vend anëtar i NATO,  ka për detyrim të rrisë kapacitetet operacionale dhe nivelin e rezervës në municione dhe armatim.

“Shqipëria si pjesë aleancës ka për detyrim të rrisë kapacitet operacionale dhe nivelin e rezervës ne municione dhe armatime për t’iu përgjigjur ndryshimeve te situatës së sigurisë.

Në këto kushte rijetësimin i industrisë ushtarake është synim strategjik. Po hymë në një epokë të re” shtoi ministri.

Peleshi: Shqipëria ka qenë një nga vendet me të militarizuara në botë, në periudhën komuniste. Shpenzonim deri ne 25% të GDP për ushtrinë. Kemi kaluar një periudhë gjigandomane dhe të një paranojë që mbështeti këtë militarizim ekstrem.

Më pas vjen rrëzimi dhe ne trashëguam një sasi të madhe municionesh dhe infrastrukture ushtarake.

Kanë kaluar më shumë se 30 vite dhe unë mund të them që infrastruktura është barrë, për ta përshtatur me strategjitë e reja.

Filluam me mbështetjen e SHBA dhe OSBE një periudhë demilitarizimi me të drejtë të kësaj rezerve edhe të rrezikshme, dukeqenësë ushtria u zvogëlua dhe ruajtja e tyre u bë e papërballueshme.

Ministria e Mbrojtjes ka sot në përbërje të saj si trashëgimi edhe 3 ndërmarrje shtetërore, që përbëjnë atë ish-industrinë ushtarake të Shqipërisë, sepse janë të fjetura.

Prej dy vitesh, mbas agresionit rus në Ukrainë gjërat kanë ndryshuar. Për fat të keq vatra konflitki janë ndezur njëra pas tjetrës dhe paqja është më e rrezikuar se kurrë. Kjo ka bërë që ndër të tjera të ketë kërkesë për armatim.

Në këtë situatë shtetet anëtarë të NATO kanë mbështetur planin e veprimit për prodhimet e mbrojtjes.

Kjo është baza me te cilën ne vijmë sot. Shqipëria si pjesë aleancës ka për detyrim të rrisë kapacitet operacionale dhe nivelin e rezervës ne municione dhe armatime për t’iu përgjigjur ndryshimeve te situatës së sigurisë.

Në këto kushte rijetësimin i industrisë ushtarake është synim strategjik. Po hymë në një epokë të re.

Rijetësim do të jetë një proces që ka për qëllim të nxisë inovacionin dhe zhvillimin teknologjik nëpërmjet bashkëpunimit me aktorë të ndryshëm.

Kjo strategji do të rrisë efektin e kontributit të vendit tonë në axhendën  e shkurajimit dhe mbrojtjes në zonën auroatlantikë si dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik.

Kam një lajm të mirë që do të kthehet në lajm të plotë pasi të miratohet, dje në mbledhjen e Këshillin e Ministrave kemi miratuar projektligjin për pagesat  punonjësve dhe ish-punonjësve të kombinatit mekanik të Poliçanit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re