
Kreu i PD, Sali Berisha reagon pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe reagimit të kryeministrit Edi Rama në “X”.
Sipas kreut demokrat, në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit, Rama në rreshta theksoi se, Balluku do të mbrohet me çdo çmim sepse sipas Berishës, kështu ai mbron veten e tij.
“50 milionë euro i kanë ndarë bashkë”, thotë Berisha.
Reagimi i plotë:
“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë!
Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.
Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”
Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?
Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!”.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi ditën e sotme se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku.
Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK javë më parë, ndërsa kjo lëvizje pritet t’i hapë rrugë arrestimit të saj.
Kujtojmë që datë 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin në detyrë për zv.kryeministren.
