Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj ka komentuar së fundmi situatën e rëndë të kriminalitetit në vend. I ftuar në studion e FaxNews, Hajdarmataj u shpreh se puna e Policisë së Shtetit lë shumë për të dëshiruar dhe se nuk ka zbardhur asgjë. Sipas ish-kreut të Policisë, çdo qytetar ngrihet sot dhe vret një person, duke i bërë qytetarët e tjerë të ndihen të pasigurtë. Ndërsa përsa i përket lirimit të të burgosurve të rrezikshëm nga qelitë, bëhet për faktin se do t’i duhen atij që do t’i përdorë për zgjedhjet.

“Unë mendoj se i interson atij që do ti përdorë. Unë kam bindjen së këto lloj personash do të përdoren nga pushteti për zgjdhjet e ardhshme, sepse aty është krejt thelbi. Nëse do të kemi zgjedhje të rregullta zgjedhje të lira, pushteti që prodhohet është shumë më larg krimit. Në këtë rast unë mendoj se këto do të përdoren nga pushteti, sepse këtë lloj kontigjenti nuk mund ta përdorë opozita. E gjitha kjo bëhët që këto të jenë gati në zgjedhjet që do vijnë që të përgatisin terrenin që të marrin vota,”– tha Hajdarmataj.

Kohët e fundit ka patur një bum të liruarish të cilët ishin dënuar me burg të përjetshëm apo edhe me 20-25 vite. Përmendim këtu dy anëtarët e bandës së Durrësit, Endrit Doklen dhe Sardian Sulejmanin. Qelinë e la edhe Ergys Kolaveri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re