Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se aministia penale do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarët e korruptuar.

Ministri Manja, pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se amnisti mbi ndjekjen penale nuk ka për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohen në Gjykatën Speciale.

“Dje në Komisionin e Ligjeve ka kaluar projektligji për amnisti, i cili do ti drejtohet seancës plenare. Amnistia penale flitet për çështje që janë në duart e prokurorisë ose pa u gjykuar nga sistemi i drejtësisë.

Amnisti mbi ndjekjen penale nuk ka për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohen në Gjykatën Speciale.

Amnisti mbi ndjekjen penale ka për veprat penale që aktualisht janë në duart e prokurorisë apo të sistemit gjyqësor dhe që dënohen deri në 2 vite burg, pra kundravajtje penale. Por edhe sa i takon kundravajtjeve penale ka përjashtime, nuk do të amnistohen nga ndjekja penale, pavarësisht se janë kundravajtje penale, veprat që kanë të bëjnë më nderin dhe dinjitetin e individit, dhunën në familje apo me bazë gjinore”, tha Manja.

Lexoni edhe: “Skandaloze, Amnistia Penale po përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarë të korruptuar”- Basha: Ata që dënon gjykata i liron qeveria me vota në parlament

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re