Kryeministri Edi Rama është ulur sot në një drekë me mësues të Poliçanit dhe të Beratit, ndërsa nuk i kurseu as batutat.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se mandati i tretë duhet për të konsoliduar çdo sektor. Ndër të tjera ai zbuloi edhe një mesazh që kishte shkëmbyer me një sipërmarrës në Berat, i cili i kishte pohuar se kishte pasur dëshirë që ta takonte por ishte i angazhuar me fushatën e PD-së. Ndër të tjera Rama ka kërkuar që të bëjë gëzuar me raki, por duke qenë se në tryezë mungonte, ai bëri me ujë.

PJESË NGA BISEDA
Klosi:
Ne e kemi treguar se nuk ndërhyjmë në emërimin e ndonjë mësuesi apo dhe drejtori në sistemin arsimor. Është vetëm portali ‘Arsim për Shqipërinë’ që i përzgjedh ata. Në këtë tryezë janë mësues me eksperiencë, drejtues të lartë të arsimit në Berat, por që janë edhe pse para katër vitesh nuk kanë qenë votuesit tanë. Nuk ka asnjë mësues të vetëm që është larguar nga puna në qarkun e Beratit, për arsye të bindjeve politike. Reforma në arsim ka dhënë efikasitet të plotë. Në tryezë kemi dhe nga ata që nuk na kanë votuar. Siç është Klaudio, i cili ka qenë përfaqësues i LSI-së. Apo dhe Vjollca, që ka qenë përfaqësuese e një krahu tjetër. Shembujt në këtë tryezë janë shembuj të pavarësisë së sistemit arsimor.

Rama: Është e domosdoshme që të kemi mandatin e tretë për të konsoliduar çdo sektor. Është akoma në një situatë që mund të kthehet pas. Mora një sms nga një subjekt që e kemi mështetur dhe që shkruante; “Do të prisja më shume mall, por me këtë periudhë jam i angazhuar me fushatën me PD”. I thash; “Ok! Suksese në fushatë, takohemi pas 25 prillit. Pavarësisht se do të humbësh, si njeri që meriton mbështetje, do të jesh në mbështetjen tonë”. Këta jemi ne. Gëzuar këtu nuk bëj dot me sa shoh, pasi iu ka humbur tradita këtyre skraparllinjve. a ka raki këtu? Apo jeni nga Poliçani ju? Se ju nga Poliçani nuk dihet nga jeni, nga Berati apo Skrapari

Ndërhyn një prej personave të ulur në tryezë: Nga Berati jemi ne, por s’po na lë Garda që të sjellim shishet

Rama:
Ja vure fajin gardës tani ti që të dalë qytetari dixhital i Saliut dhe të thotë; Garda e mban rakinë për vete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re