Hekurudha Durrës Tiranë e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy qyteteve pritet të përfundojë brenda këtij viti. Aktualisht po punohet në terren. Kjo linjë ka një gjatësi prej 39 km dhe do të shkurtojë distancën me 22 minuta.

” Prej disa ditësh kanë nisur punimet për hekurudhën Tiranë durrës dhe Tiranë Rinas. Me përfundimin e hekurudhës, distanca do të përshkohet për 22 minuta. ndërsa Tiranë rinas 12 minuta.”

Prej disa ditësh, mjetet e rënda kanë nisur nga puna për largimin e shinave ekzistuese dhe shtrimin e traseve te reja.

Aktualisht punimet jane perqendruar tek ish stacioni i trenit ne Durres, aty ku edhe do te ndertohet stacioni i ri.

Ku investim do te sjelle edhe me afer Durresi me kryeqytetin.

Burime nga drejtoria e Përgjithëshme e hekurudhës thanë se janë kryer 40 perqind e punimeve dhe janë shtrirë shinat në zonën e vorës, ndërsa kanë përfunduar 8 ura. Puna po përqëndrohet në ndërtimin e terminalit.

Grupet e punes kanë përpiluar 200 dosje shpronësimesh që prek investimi nga Vora në Rinas, që arrijnë vlerën e afto 3 milion euro.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re