Gazetari Kastriot Çipi ka komentuar situatën në ShBA ku po zhvillohen votime për Presidentin e ardhshëm të Amerikës duke thënë se shpreson që fjalët se do të ketë luftë civile janë thjesht shaka. I ftuar në emisionin “Pushteti” nga Juela Meçani në Fax News, Çipi tha se po zhvillohen zgjedhje si kurrë më parë dhe paralajmërohen incidente4 pasi palët janë mjaft të nxehta.

“Janë zgjedhje si kurrë më parë, uroj që të mos ketë incidente sepse palët janë mjaft të nxehta.  Vendi duket i ndarë dhe në të katër anët po paralajmërohen incidente sepse komentohet se asnjëra nga palët nuk do e pranojë rezultatin nëse del e humbur.

Shpresoj që lufta civile të jetë me shaka. Askush nuk do të kishte dëshirë që të kishte dëmtim të pronave, apo të shëndetit, larg qoftë dhe humbje jetësh.

Nuk më duket aspak situatë e mirë, është e pa precedent. Njerëzit të ruajnë qetësinë sepse nuk mund ta zgjidhin. Amerika është vend që ka institucione dhe e zgjidhin”, u shpreh Çipi.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re