Në takimin me prodhuesit e bimëve medicinale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u premtoi atyre subvencionim të plotë të gjithë procesit deri në eksport.

Berisha tha se me ardhjen e tij në pushtet do të krijohen lehtësi të mëdha logjistike të grumbullimit të këtyre bimëve.

Berisha: Prodhimet më të famshme tonat janë bimët aromatike dhe eterovajore, më të pëlqyerat, më të preferuarat në tregjet ndërkombëtare.

Kjo nënkupton që ne këtij sektori do i vëmë një rëndësi shumë të madhe. Do subvencionohet fuqishëm i gjithë procesi gjer në eksport.

Do krijohen lehtësi të mëdha logjistike të grumbullimit të këtyre bimëve. Do krijohen lehtësi të mëdha për industrinë e përpunimit të tyre në vend.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko