Punonjësi i burgut të Peqinit, Kelmend Haka, me detyrë polic shërbimi në sektroin brenda burgut ka tregur para prokurorëve momentet pas vrasjes së Arben Lleshit dhe si e shpëtoi Mjacajn nga duart e dy shokëve të viktimës.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Vizion Plus thuhet se në momentin pas vrasjes, Mjacaj po vraponte me një armë në dorë dhe po e ndiqnin nga pas Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi, të cilët po e kërcënonin se do ta mbynin pasi i kishte vrarë shokun.

Pas tre të burgosurve po vraponte grupi i “Gardianeve tëe Ajrimit”, konkretisht Indrit Dubali dhe Ilir Balla, me qëllimin për t’i neutralizuar të burgosurit.

Më pas Haka tregon se Mjacaj ka arritur të afrohet në “Godinën B të takimeve” dhe ka hyrë në korridor, ndersa HaKa u ka bërë pritë Shaqes dhe Çaushit duke i penguar që të kapnin Mjacajn.

Dëshmia e plotë e Kelmend Hakës

Une sot kam qene i planizuar me sherbim turn i pare nga ora 07:30 deri ne 15:30, ku kam marre instruktazhin ne fillim te sherbimit nga eprori im direkt Inspektor i Informacionit Arben Dulellari. Pozicioni im i punes ne I.E.V.P. Peqin (Burgu i Peqinit) perreth 2 (dy) vite e gjysem eshte si “Pergjegjes i Takimeve” ne zonen “Godina B e Takimeve”. Ne vendodhjen time te sherbimit ne brendesi te ketij burgu, kam qene ne sherbim konkretisht me koleget e mij Xhemal Sula, Brunilda Hyra, Mimoza Nuka, Burbuqe Manahasa.

Sqaroj se me sherbim une nuk jam as tek “Zona e Ajrimit” (tek vendi i ngjarjes) dhe as tek “Regjimi i Brendshem” (zona e korridoreve dhe qelive te burgut). Theksoj se gjate sherbimit nuk ka pasur probleme tek zona e jone ne “Godinen B te Takimeve” dhe se nuk ka pamje vizuale nga vendi im i sherbimit as per ne “Zonen e Ajrimit” as per ne pjesen “Regjimi i Brendshem” i burgut. Rreth ores 13:50, degjojme nga larg shume zhurme, ne formen e te bertiturave te njerzve, por nuk e dinim se çpo ndodhte fare. Pas disa minutash, rreth ores 14:00, verejme nga larg, duke ardhur nga rruga qe te shpie tek “kalçeto e burgut” drejt “Godines B te Takimeve”, te burgosurin Sokol Mjaca me nje arme pistolete qe mbante ne dorën e tij, i cili po vinte me vrap. Pas tij e ndiqnin dy te burgosur te tjere, konkretisht te denuarit Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi te cilet dukeshin sikur e ndiqnin egersisht per t’ u perleshur me te denuarin Sokol Mjaca, madje duke i thene: se do te mbysim sepse na vrave shokun tone.

Gjithashtu e ndiqnin nga pas dhe grupi i “Gardianeve te Ajrimit”, konkretisht Indrit Dubali dhe Ilir Balla, me qellimin per ti neutralizuar te burgosurit. Gjate ketij momenti kur i denuari Sokol Mjaca afrohet ne “Godinen B te Takimeve” arrin dhe futet brenda korridorit te kesaj godine dhe une me pas me koleget e mij u beme prite dhe pengese tek dera kryesore e kesaj godine dy te denuarve te tjere qe e ndiqnin duke e mbyllur kete dere te godines me lloz (me shulin te jashtem). Gjate rezistences tone per te mos lejuar te futeshin te denuarit e tjere ne korridorin e godines ku ne izoluam te denuarin Sokol Mjaca, na vjen ne ndihme dhe “ Grupi i Gatshem i Burgut” (Gardianët) te cilet arriten te largonin dhe te neutralizonin te denuarit qe e ndiqnin. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re