GREQI- Punonjësja e seksit Anna Kouroupou, i ka dërguar letër kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis, ku i ka paraqitur problemet që po përballen punëtoret e seksit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndër të tjera ajo i ka kërkuar kreut të qeverisë se ai duhet t’i ndihmojë edhe ato pasi prostutucioni është i ligjshëm në Greqi, e ndërkohë ka shtuar se nëse nuk marrin mbështetje do të detyrohen të thyejnë karantinën.

“Kryeministër, Mitsotakis jam shumë e zemëruar. Për 40 vjet  po e përsëris kam qenë korrekte në detyrimet e mia ndaj jush. Për te gjithë ju. Nuk mund te punoj, ju nuk më lini dhe ju bëni mirë. Në këtë punë të veçantë në mënyrë të veçantë ju e dini që masa e distancës bie menjëherë! Por unë nuk kam të drejtë për një euro të vetme, si ndihmë, kompensim? Jepni çfarëdo emri që dëshironi edhe pse prostutucion, siç shprehet ligji, është i ligjshëm në vendin tonë dhe me truket tuaja për kaq shumë dekada është bërë i paligjshëm. Kryeministër, brenda pak ditësh do të jem e uritur.”- ka shkruar 40 vjeçarja e cila njëhkohësisht është përgjegjëse për agjencinë e fuqizimit të punonjësve “Umbrella Athina”.

Anna Kouroupou,

Burimi; top-news1

(A.K. Dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re