Domosdoshmëria e udhëtimit dhe e kalimit të pikave kufitare, është gjithmonë e pashmangshme. Por, në kushtet e sotme, kur për çdo udhëtim kërkohet pasaporta e vaksinimit dhe për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar, ka një zgjidhje tjetër: Testi i shpejtë apo ai PCR, ose ai serologjik.

Për të lehtësuar procedurat e çdokujt që ka nëvojë për një të tillë, që është duke udhëtuar dhe është i pavaksinuar, Laboratori Noval Diagnostic ka hapur qëndrat e testimeve në pikat kufitare Hani i Hotit, Qafë-Thanë, Kakavije, Kapshticë, në Morinë dhe në Aeroportin e Rinasit. Ndërkohë, të gjitha ata që udhëtojnë drejt Kosovës, kanë një tjetër mundësi për testet Covid pa shkuar në kufi. Pranë NBT Oil, në Reps, teksa mund të pushojnë, drekojnë apo furnizojnë makinat me karburant, mund të bëjnë dhe tekstin për Sars Cov 2, pa pasur nevojen të ndalojnë më në kufi.

Të gjitha filialet, laboratorët e Noval Diagnostic janë të hapura 24 orë, me staf profesionist, ku secili prej nesh mund të kryejë testet PCR, Rapid Test apo atw Serologjik. Përgjigjet e testit dalin për 15 minuta, në shqip e anglisht, që njihen nga të gjitha autoritetet doganore, si dhe janë të pajisura me kodin e sigurisë, QR.

Ndërsa lidhur me çmimin, si asnjëherë më parë dhe në asnjë vend tjetër, testi i shpejtë është vetëm 15 euro, ndërsa Testi PCR, 30 Euro.

Noval Diagnostik ka menduar për të gjithë udhëtarët, klientët e vet, që veç testit të saktë, me shpejtësi dhe me çmim konkurues, në të gjitha vendkalimet kufitare ofron dhuratë edhe një maskë superefiçente në mbrojtje, në filtrimin e viruseve dhe baktereve. Maska është e ripërdorshme dhe e sigurt për frymëmarrje të lehtë.

Kështu, askush s’ka pse të mbajë radhë në laboratore të ndrushme. Noval Diagnostik është ai që iu pret ju, në të gjitha pikat kufitare, si dhe në Reps, rruga kombëtare Tiranë-Prishtinë, pranë NBT Oil. Gjithësesi, secili mund të marrë informacione më të hollësishme, si dhe shërbimin më cilësor, në laboratorin e Noval Diagnostik pranë Pallateve Agimi në Tiranë, apo mund të telefonojë në numrin +355686079996.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re