Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar ditën e sotme takimet me bizneset në Lushnje.

Basha është ndalur tek dy biznese për tu njohur me problematikën e tyre.

“Sot dua të them se plani ynë për ekonominë nuk mund të realizohet nëse nuk i japim mbështetje totale bujqësisë.

Do të ulim çmimin e naftës, do të rivendosim një cilësi përmes kontrollit të rreptë. Gjithashtu do të luftojmë evazionin.

Planet tona do të vendosen në veprim dhe këtë do ta luftojmë bashkë. Çfarë ka ndodhur nuk kthehet më, por në kemi në dorë të bëjmë më të mirën. Plani ynë godet në zemër të problemit”, tha Basha.

Ndërkohë sipërmarrësit kanë shprehur shqetësimet e tyre gjatë takimit me kryedemokratin.

“Kam hasur shumë vështirësi, që kur kam hapur biznesin jam luftuar nga kjo qeveria.

Dikush tjetër që është bashkë me qeverinë nuk diskriminohet”, tregoi pronari i biznesit gjatë takimit me Bashën.

Gjithashtu ai ngriti edhe shqetësimin e çmimit të naftës, teksa shtoi se gjithashtu është përballur edhe me korrupsion.

“Një drejtor tek tatimet, që na kërkon ryshfete. Po ashtu kemi edhe problemin e naftës”, tha biznesmeni.

Një tjetër sipërmarrës tregoi vështirësitë më të cilët janë përballuar. Ai kërkoi se nëse do të investohet drejtpërdrejtë tek fermeri ata nuk do të detyrohen të braktisin vendin.

“Konkurrenca e pastër ndihma e subvencionit do të ndihmojë të përqendrohemi më shumë tek bujqësia. Shpresojmë që programi që keni hedhur të sjellë ndryshim”, deklaroi një tjetër pronar biznesi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re