Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer përgjigje një komentuesi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, duke përsëritur thirrjen për t’u mbledhur më 2 mars në Tiranë.

Komentuesi shkruan se do të vijë nga SHBA për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga Kreu i Shtetit.

“Edhe ne nga Michigan State USA ku jemi një grup që punojmë dhe mbrojme interesat e vendit tonë do vime ne 2 mars atje z President , për lirinë dhe demokracine Cdo kush lufton dhe e mbron dhe pse jemi pertej atlantikut!” shkruan komentuesi në profiling në facebook të Presidentit.

Në përgjigje të tij, ndërsa i shpreh mirëseardhjen, Meta shkruan se Shqiponjat nuk e harrojnë folenë e tyre.

“Mirësevini Ervis edhe ju nga Amerika në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!

Shpresoj që në pak vite të ktheheni përgjithmonë. Siç e tha dhe Papa Francesku në Tiranë: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë e tyre”. Pas tubimit ju pres dhe për një kafe.

Ky është numri i kontaktit +355684055474 i Zëdhënësit tim Tedi Blushi, me të cilin mund të lidheni për të rakorduar këtë takim me ju. Mirë u takofshim në 2 mars!” – shkruan Meta në përgjigjen e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re