Kryeministri Edi Rama ka sqaruar nëse do të përfshihen emigrantët në zgjedhjet e 25 Prillit duke thënë se ky vlerësim i takon KQZ, por në këndvështrimin e tij, identifikimi biometrik i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit do një kohë të gjatë për tu realizuar.

“Së pari, i takon një kryekomisionerit dhe strukturës së përzgjedhur të administratës zgjedhore që të gjykojë dhe vlerësojë për votën e emigrantëve por në këndvështrimin tim do shumë kohë për identifikimin biometrik, por eksperienca e mëparshme ka treguar që duhet kohë”, tha Rama.

Ndërsa për pjesëmarrjen e emigrantëve në skuadrën e PS, Rama tha se cdo person e ka mundësinë të bëhet pjesë, mjafton të plotësojë dokumentet dhe të provojë përse dëshiron të bëhet pjesë e tyre për të hyrë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Sa i përket mundësisë për tu zgjedhur, në këtë kanal të hapur me këtë ftesë, i mirëpresim me shumë kënaqësi të gjithë ata që janë në emigracion, vajza, djem, gra e burra që mendojnë se kanë dicka që mund ta ofrojnë dhe patjetër që do ta konsi8derojmë dhe objektivi është që të kemi dikë që të përfaqësojë energjinë, freskinë, dëshirën e atyre që janë në emigracion. A do e realizojmë dot, nuk e di. Varet. Por jemi shumë të interesuar ta bëjmë këtë gjë. Thjesht na vini në provë për të shprehur interesin dhe për të treguar përse dëshiron të bëhesh pjesë e skuadrës sonë, 2-3 dokumenta të thjeshtë dhe kaq”, tha Rama. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re