Tregtari Amarildo Hoxha ka folur për mediat, ku ka rrëfyer dhunën që dy punonjës policie kanë ushtrur ndaj tij në aksin Fier -Lushnje. Hoxha ka treguar se nuk ka bërë asnjë rezistencë ndaj punonjësve të policisë, dhe i vetmi urdhër i tyre që ai nuk ka pranuar, është dorëzimi i telefonit, që në ato momente ishte vënë në pjesën e kroskotit për të xhiruar.

Ai thotë se njëri prej policëve e ka qëlluar në kokë me telefon dhe me tabelë, ndërkohë që nuk kishin as numër identifikimi në uniformat e tyre.

“Vija nga Fieri, dhe dy policë më ndaluan, ju dhashë të gjithë dokumentet, panë telefonin që e kisha vendosur në kroskot, më jep telefonin  tha dhe unë nuk ia dhashë, me goditën me telefon në kokë. Më tërhoqën bluzën, dhe më morën zvarrë, mori makinën time dhe iku. Kisha hall mos më fusnin ndonjë drogë ndonjë gjë në makinë.

Më ka ikur shikimi nga njëri sy, koka më dhëmb. Më kanë kërkuar që të bëj një ekzaminim të kokës, dokumentet ia kam dhënë të gjitha, të vijnë dhe të ballafaqohen këtu me mua. Kërkoj nga shteti drejtësi. Bizneset i kam me taksa me çfarëdolloj gjëje. Nuk më kanë kërcënuar më pas, më morën dhe më thanë që duhet të bëj një deklaratë.

Nuk më kanë treguar asnjë emër asnjë gjë, ”do të vras fare”, ‘do të heq qafe’ më thoshte. Më kanë goditur jashtë mase, ishte fshirë video, sepse ma thyen telefonin në kokë, më kanë qëlluar dhe me tabelë. Nuk kishin as numra dhe asgjë, ishin me një furgon policie”, u shpreh Hoxha, raporton Faxweb.al.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të dielës, ku Amarildo Hoxha si zakonisht kishte shkuar për tu furnizuar me fruta perime në Fier dhe Lushnje, kur dy punonjës policie e kanë ndaluar, dhe më pas e kanë dhunuar.

Për ngjarjen foli më herët në Fax News dhe bashkëshortja e Hoxhës, e cila tha se burri i saj çdo ditë udhëtonte natën, për të marrë furnizime për dyqanin e tyre me fruta perime që ndodhet në qytetin e Elbasanit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re