ITALI– Tre persona janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen se ka grabitur dhe rrëmbyer një rumun. Ngjarja në fjalë ndodhi vjeshtën e vitit të kaluar. Mediat italiane raportojnë se Luca Strapoli nga Volpiano, kishte kërcënuar punonjësin e tij që të japë dorëheqjen, në të kundërt do ta vriste bashkë me familjen e tij.

‘Repubblica’ shkruan se në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Florent Ndreu, 32 vjeç dhe Arben Turtelli, 42 vjeç, të dy shqiptarë.

Po si nisi ngjarja? Mediat italiane raportojnë se gjithçka nisi sapo punonjësi rumun i kishte kërkuar italianit pagën e tij që i detyrohej. Por Strapoli nuk e priti mirë këtë kërkesë, ndërsa bashkë me dy shqiptarët e kërcënuan punonjësin.

“Nëse nuk firmos dorëheqjen, do të vrasim ty, gruan dhe djalin tënd”, mësohet të jenë shprehur autorët, duke tentuar që t’i merrnin firmën e dorëheqjes. Fill pas kësaj ngjarje ata i morën atij portofolin dhe celularin. Sapo u arratis, rumuni denoncoi ngjarjen në polici, ndërkohë që pas hetimit të autoriteteve u bë e mundur edhe arrestimi i këtyre personave. Të tre këta persona akuzohen për ‘grabitje dhe rrëmbim personi’.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re