Avokati Spartak Ngjela, është shprehur se nuk ishte prezent në ceremoninë e pritjes së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clintonit, në Tiranë, sepse sipas tij, pas marrjes së ftesës, pa se nuk i kishin caktuar vend.

Komentet Ngjela i bëri teksa ishte i ftuar në “Frontline”, ku tha gjithashtu se nisma e “Ballkanit të Hapur” ishte një dështim dhe sipas tij, kryeministri Edi Rama ka bërë gabim historik që ka bashkëpunuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Më ftuan po nuk shkova. Pashë që ftesa ime s’kishte numër vendi, dhe thash këta më kanë lënë në këmbë, dhe s’vajta se do thonin mediat ja e lanë në këmbë, shiko si është katandisur, e thënë me humor. Sot më thanë e kishe gabim sepse vendin do ta jepnin atje. Ajo në këmbë nuk më interesonte, do thonin ja si e kanë katandisur.

Pse Clintonin,  Soros e drejton? Amerika është shtet kapitalist. Çdo njeri që paguan shkon, dhe Soros ka paguar dhe ka shkuar me ata të vetët. Nuk e di sa ka qenë çmimi. Kjo është e gjitha lojë që bëjnë këta të Saliut. Pse çfarë është Soros, si mund të drejtojë Amerikën.

Ballkani i Hapur do ligj, pa ligj nuk ka. Pe ndonjë projektligj? I kam pyetur dhe u kam thënë ku e kishit ligjin? Po me vendim qeverie… është çështje thelbësore e tregut. E dija që do dështonte. Por Vuçiç është mërzitur. Rama ka bërë gabim historik që bashkëpunoi me të. Pasi e pa që gjeti pengesë, e la në baltë Vuçiçin”, tha Ngjela.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re