Drejtuesi i protestës së fermerëve Eduard Sharka thotë se kryeministri Edi Rama nuk e njeh fare gjendjen e fermerëve.
Kandidati i PD për zgjedhjet e 25 prillit që sot është shfaqur si udhëheqës i protestës akuzon shefin e qeverisë për indiferencë. Ndërkohë, grupi drejtues i protestës tha se do t’i bashkohen Berishës sepse s’ka zgjidhje tjetër.
“Ne pranuam këtë takim sepse përfituam nga rasti pasi prej muajsh nuk kishim asnjë shenjë.
Kryeministri është i painformuar.
I thamë kryeministrit për ndryshimin e mënyrës së shkuarjes te fermerët.
Ndamë shumë këndvështrime të tjera. Mendojmë që qeveria nuk e njeh gjendjen reale.
30% e fermerëve sivjet nuk kanë porositur për të mbjellë vitin e ardhshëm.
Ramë dakord që cilësia e inputeve bujqësore është e pagarantuar.
Na thërrasim për të dëgjuar dhe flasin ata.
Duhet unë që të tregoj se çfarë vështirësish kam. I thamë kryeministrit ta dëgjojë nga ne kontekstin real. Pas disa debateve ramë dakord që të ulemi dhe të flasim”, tha Sharka.