Ish eurodeputeti grek, Giannis Lagos pritet të mbërrijë në Athinë ditën e sotme për të dalë para Prokurorisë. Ai është marrë nga Belgjika nga pesë policë grekë të cilët do ta dërgojnë në Marking. Gjykata e ka dënuar anëtarin e ‘Agimit të Artë’ me 13 vjet e 8 muaj burg për drejtimin e një organizatës kriminale.

Kur dënimi i tij u bë i ditur, eurodeputeti nuk ishte në sallën e gjyqit. Ai e kishte kuptuar që do të shkonte në burg dhe tha “Unë do t’i bëj ata të mos dinë se ku po shkojnë” . Kjo ishte fjalia e fundit që ai tha jashtë gjykatës dhe pak para se të udhëtonte për në Bruksel.

Ai nuk apeloi kundër vendimit të shkallës së parë për ekstradimin e tij, i cili bën të zbatueshëm urdhrin e arrestit të lëshuar nga autoritetet greke.

Mediat greke shkruajnë se Giannis Lagos do jetë në burgun Domokou, si dhe do të jetë në të njëjtën qeli me shefin e shtabit të Perama, Anastasios Pantazis .

Anastasios Pantazis, është dënuar me 10 vjet e 2 muaj burg për anëtarësimin, pjesëmarrjen dhe drejtimin e një organizate kriminale, vrasje në tentativë kundër anëtarëve të PAME në Perama.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re