Avdullah Hoti ka folur për herë të parë si kryeministër i Kosovës. Ai ka thënë se është shumë i kënaqur pas seancës dhe për programin e përbashkët qeverisës në koalicion.

Ndër të tjera ai ka thënë se dy prioritetet e qeverisë janë pandemia dhe rimëkëmbja duke premtuar se qeveria e tij do i dalë zot këtij vendi.

“Sot në seancën e Kuvendit, jam shumë i kënaqur që përfundimisht kemi bërë bashkë që program qeverisës që i adreson nevojat e shtetit që është lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike dhe me nismat menjëherë që do t’i nisim menjëherë edhe me pakot për rimëkëmbje.

Unë jam i bindur me koalicionin që kemi ndërtuar do t’i dalim zot këtij vendi”, tha Hoti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re