Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se ditën e nesërme, më 14 Mars, do të hapet tuneli i Murrizit.

“Rruga e Arbrit dhe tuneli i Murrizit sa të jem unë këtu nuk do të kenë taksë, sa të jem unë, më mbrapa shihni e bëni”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama theksoi se “syri i keq më në fund plasi” duke u shprehur se në tunelin e Murrizit u mblodh, sipas tij, e gjithë energjia negative.

Rama theksoi se gjeologjia e tunelit të Murrizit ishte tmerr, por shtoi se nesër është ditë verë nga Elbasani në Dibër.

Edi Rama: Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur, shumë kanë ikur nga kjo botë pa e parë.

Mendoj se e plasi syrin e keq, syri i keq më në fund plasi. Në atë tunel na u mblodh gjithë energjia negative, gjeologjia e atij tuneli ishte tmerr, nesër hapet tuneli i Murrizit, hapet më 14 Mars që përkon me ditën e verës.

Nesër ditë verë nga Elbasani në Dibër, edhe në të gjithë Shqipërinë pa harruar Tiranën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko