Skip to content

“Do t’i dridhet mishi gjithë Shqipërisë”, Ngjela bën deklaratën e fortë: Do dëgjoni për marrëveshjen e fshehur mes gjyqësorit dhe politikës

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se gjyqtarët në vend kanë bërë kërdinë, duke falsifikuar dhe grabitur rreth 60% të pronave. Ai paralajmëroi se Shqipëria do të dridhet e gjitha kur të dalë në sipërfaqe gjithçka ajo që ka ndodhur.

“Kur të dëgjoni të dhëna se si korrupsioni është i bashkuar me krimin, do t’i dridhet mishi gjithë Shqipërisë”, u shpreh ai për emisionin ‘Open’ në Neës 24.

Ngjela deklaroi se pushteti gjyqësor ka qenë i korruptuar deri në palcë dhe reforma në drejtësi spastroi mbi 60% të gjyqtarëve.

“Do të keni parasysh, ekuacioni nuk është ky, ekuacioni është ky që po them unë: është pushtet gjyqësor i korruptuar deri në palcë. Ka qenë një pushtet tjetër me sekserë. Këto janë vlera negative të shoqërisë, nuk janë drejtësi. Ka filluar reforma në drejtësi, e cila ka ekskluduar rreth 60% të gjyqtarëve dhe duhet të jemi racionalë në atë që themi. Dëgjoni me vëmendje, janë falsifikuar 60% të pronave, janë grabitur mbi 60% e pronave nga gjyqtarët, është bërë kërdi e madhe dhe po shkonim drejt falimentit. Nuk ka pasur drejtësi fare në Shqipëri. Drejtësia ka qenë në një mjerim korruptiv vjedhjesh. Tani jemi në një reformë në drejtësi, që drejtohet nga Uashingtoni. Në këto momente ka dalë SPAK, por nuk mjafton. Kur të dëgjoni të dhëna se si korrupsioni është i bashkuar me krimin, do t’i dridhet mishi gjithë Shqipërisë. Do t’i dëgjoni, mos u mërzisni. Ishte tmerr. Nuk i ka ndodhur asnjë shoqërie kjo. Nga viti 1914 e deri para dy vitesh nuk ka pasur fare drejtësi në Shqipëri, por ka pasur mjelë të lopës dhe lopa ka qenë populli. Korrupsion gjigant, një marrëveshje e fshehur mes pushtetit gjyqësor dhe politikës”, tha avokat Ngjela.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë