Ish-kryeministri Sali Berisha nga Feri, ku u takua me demokratët në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të kësaj dege ka kërkuar sërish largimin e Lulzim Bashës.

Berisha u shpreh se problemi nuk është te karrigia dhe zyra e PD por te e ardhmja e saj, përndryshe do t’i falnin Bashës 20 karrige dhe brava.

“Këtu nuk është problemi për një karrige dhe zyrë se ne jemi aq zemërgjera sa do i falnim Bashës 20 karrige dhe 20 brava. Problemi është te parimi themelor i çdo demokracie të vërtetë në të cilin shumica qeveris sundon dhe pakica respektohet.

Kjo është themelore. Shkelmimi i këtij parimi është i pari i të gjitha regjimeve diktatoriale , terroriste… Ndaj dhe kërkoj vëmendjen tuaj por në mënyrë të veçantë të të gjithë anëtarëve dhe të mbështetësve të PD të cilët s’u bënë pjesë që në fillim të këtij procesi të bashkohen me ne. Nuk është këtu çështje e karriges së atij apo këtij personi, po i ekzistencës së PD”, tha Berisha.

Mes të tjerash, Berisha u shpreh se Basha është peng i Ramës, ndërsa i bëri thirrje këtij të fundit të mos bëjë më skenare kundër PD.

Në 31 vjetorin e saj përzuri Rilindjes Demokratike, e cila gjatë gjithë kësaj periudhe qëndroi organ i  fjalës së lirë. Ndaj kemi arsye të festojmë të shtunën. Një thirrje i bëj Ramës, hiq dorë nga skenaret e thurura bashkë me pengun tënd kundër demokratëve.

Hiq dorë se merremi njëlloj si me pengun dhe pengmarrësin. Ne kërkojmë shtëpinë tonë që është shndërruar në një burg të vërtetë, ta shndërrojmë në shtëpinë e lirisë”, shtoi Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re