Deputeti i opozitës, Edi Paloka ka marrë fjalën në Parlament për procedura, pas disa seancash mungesë.

Ai tha se fjala e tij është për kryeministrin Rama, i cili nuk ndodhej në sallë, për t’i kujtuar fundin e diktatorit Enver Hoxha dhe duke theksuar se të gjithë diktatorët një fund kanë.

Paloka i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të mos i shkojnë pas, ndërsa shtoi  faktin se nuk do të ketë normalitet në Kuvend deri në rikthimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.

Paloka: Së pari, në fakt fjalën i kisha për atë që nuk ka ardhur sot. Doja t’ju kujtoja, me 20 shkurt 91 unë kam qenë në grevë urie, nga një televizor që kishim ndiqnim se çfarë bëhej në Tiranë. Pasdite erdhën qytetarët sollën copat që kishin tërhequr zvarrë diktatorin. Ne dolëm nga greva dhe unë doja të bëjë një foto me copa të diktatorit, por nuk arrita, sepse njerëzit kishin urinuar mbi të.

Ky (RAMA) që mendon se është i fortë, se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se kur t’i vijë dita dhe atij era shurrë do t’i vijë dhe ju që i shkoni pas mendoni dhe ju fundin tuaj.

Ky nuk është parlament dhe ju e dini shumë mirë ketë. Pamja e këtij parlamenti flet boll, nëse ju gënjen mendja se do ecni me disa që keni marrë këtu, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë, lëreni ta mbuloi shurra sheqin tuaj, mos i shkoni pas. Nuk ka parlament derisa të vendoset normaliteti dhe t’i vendosen të drejtat opozitës.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re